Policia bllokon një pjesë të rrugës B. Foto: KALLXO.com, 09.06.2024

Policia bllokon një pjesë të Rrugës B, nuk dihet arsyeja

Policia e Kosovës ka ndërprerë qarkullimin për vetura në një pjesë të Rrugës B në Prishtinë, në orët e para të së dielës.

KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë për rajonin  e Prishtinës, Flora Ahmeti, për të kuptuar arsyen, por deri më tash Ahmeti nuk është përgjigjur.

Në bazë të pamjeve ka siguruar KALLXO.com, shihen disa vetura të Policisë së Kosovës të cilat kanë bllokuar një pjesë të Rrugës B në kryeqytet.

Policia bllokon një pjesë të Rrugës B. Foto: KALLXO.com, 09.06.2024
Policia bllokon një pjesë të Rrugës B. Foto: KALLXO.com, 09.06.2024