Ilustrim

Policia bastis shtëpinë e të miturit të cilit ditë më parë iu gjet drogë e llojit heroinë

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka realizuar një urdhëresë të gjykatës dhe ka bastisur shtëpinë dhe objektet tjera të një të dyshuari i cili është arrestuar më 13 dhjetor.

Rasti është regjistruar në Gjakovë në rrugën “Ali Ibra”.

Gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e dyshimtë por që policia ka thënë se kanë arrestuar një person të panjohur.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe pas intervistimit i arrestuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

Deri te bastisja e shtëpisë erdhi rasti i 13 dhjetorit, kur një të mituri gjatë kontrollit i ishte gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë narkotike e llojit heroinë.

I njëjti më pas ishte intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.