Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia arreston një të dyshuar për keqtrajtim të fëmijës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”.

Në raportin policor është thënë se ngjarja ka ndodhur të hënën, më 24 prill 2023, rreth orës 20:00, në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari pasi kishte keqtrajtuar dhe rrahur viktimën. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.