Policia arrestoi 7 persona, sekuestrohen armë e municion

Policia e Kosovës, gjatë javës, në katër operacione të ndara ka sekuestruar tetë armë të ndryshme ilegale dhe municion përkatës.

Sipas komunikatës së PK-së, armët dhe municioni i sekuestruar janë katër pistoleta dhe dy pushkë automatike.

“Armët dhe municioni i sekuestruar janë si në vijim:Një (1)pistoletë e llojit ‘XDM’ kal 9 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e dy (22) fishekë të të njëjtit kalibër. Një (1) pistoletë ‘EKOL’ kalibri 9 mm, dhe tetë (8) fishekë përkatës. Një (1) pushkë automatike   ‘AK-47’, dhe dy (2) karikatorë. Tri (3) pushkë gjysmë automatike të llojit ‘SKS’. Një (1) pistoletë ‘HS’ kalibri 9×19 mm, dy (2) karikatorë dhe njëzet e pesë (25) fishekë përkatës. Një (1) pistoletë e llojit ‘Sig Sauer’, dhjetë (10) fishekë kal. 9x19mm dhe dy (2) karikatorë”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këto raste janë arrestuar shtatë persona  të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë.