Ilustrim

Policia: 65 aksidente e 12 persona të arrestuar

65 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor.

Nga 65 aksidentet, 20 janë raportuar me persona të lënduar e 45 ishin vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu policia ka njoftuar se kanë shqiptuar 546 tiketa trafiku.

Në lidhje me veprat penale, policia ka arrestuar 12 persona, 10 janë dërguar në mbajtje një në vuajtje të dënimit ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme për disa nga incidentet e shënuara në 24 orët e fundit.

Arrestohet Kauboji i Vushtrrisë

Mërgimtari nga Gjermania shtypë me makinë Vitiasin

Burrë e grua arrestohen pasi u rrahën në mes vehte