Foto: Ilustrim

Podujevë – Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Në fshatin Katunishtë të Podujevës është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka raportuar se në shtëpinë e tij, nga persona të pa njohur i është vjedhur një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

Ngjarja kishte ndodhur me 23 maj rreth orës 17:00, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, kurse është hapur edhe rasti vepra penale “ Vjedhje e Rëndë “.

Rasti është duke u hetuar.