Plagosje në fshatin Milloshevë në një pikë karburanti

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 21 në një pikë karburanti në fshatin Milloshevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

Sipas Krasniqit dy persona klientë të pikës së karburantit janë sulmuar nga tre persona të tjerë.

“Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty,  fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po egzaminon vendin dhe po grumbullon prova për të kompletuar rastin”, tha Krasniqi për KALLXO.com.