Plagoset një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person rreth orës 12:00, i plagosur me armë zjarri ka kërkuar ndihmë në QKMF në rrugën, “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se me të marrë informatën organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ahmeti tha se dyshohet që viktima është plagosur me armë zjarri në rrugën ’27 nëntori’ në rrethana që aktualisht janë duke u hetuar.

“Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person i plagosur nga arma e zjarrit ka kërkuar tretman mjekësor. Përderisa personi i lënduar po merr mjekimin e nevojshëm në QKUK, hetuesit policor kanë nisur punën për zbardhjen e rastit si dhe  identifikimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë ajo për KALLXO.com