Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Plagoset me armë zjarri 11-vjeçari në Pukë

Një fëmijë i mitur është plagosur me armë zjarri në këmbë në fshatin Gjegjan në të Pukës.

11-vjeçari dyshohet të jetë qëlluar aksidentalisht nga një 17-vjeçar në rrethana të paqarta.

I mituri është transportuar me helikopter në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Euronews.al