Pesë vdekje të dyshimta në Kosovë në 24 orë, Policia po heton rastet

Katër burra dhe një grua janë gjendur pa shenja jete, në raste të ndara, në Prishtinë, Zubin Potok, Vushtri, Pejë dhe Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktimat me urdhër të prokurorit janë dërguar në Institutin e Mjeko-Ligjor IML për hetime të mëtutjeshme.

Një burrë në Prishtinë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë  e tij më pas njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima është dërguar IML.

“Me urdhër të prokurorit , trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”-thuhet në raportin policor.

Ndërkaq një tjetër burrë është gjetur i vdekur në Zubin Potok, po ashtu në shtëpinë e tij, ndërsa hetimet sipas PK-sw për rastin po vazhdojnë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore si dhe mjekësia ligjore, të cilat me vendim të prokurorit kanë dërguar trupi në obduksion në IML”- bëhet e ditur nga policia.

Në Vushtri po bëhen hetimet për një burrë që u gjet pa shenja jete  vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor, pastaj me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Pa shenja jete u gjet një grua në Prizren, e cila më pas është dërguar me urdhër të prokurorit në obduksion .

Në Pejë një burrë u dërgua në obduksion pasi që u gjend i vdekur në shtëpinë e tij, rastin e ka bërë të ditur policia.