Ilustrim

Pesë të lënduar në aksident trafiku mes traktorit dhe veturës në Pejë

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur dje në fshatin Jabllanicë të Vogël në Pejë.

Policia ka njoftuar se rreth orës 14:00, një traktor dhe një veturë janë aksidentuar mes vete, ndërsa si pasojë përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.

Të lënduarit si pasojë e aksidenti, kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tre po vazhdon të trajtohet në spitalin rajonal.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.