(Arkiv)

Personi që e mbyti rryma në Skenderaj ishte punëtor i KEDS-it

KALLXO.com raportoi para disa minutash se një burrë ka vdekur si pasojë e një goditjeje nga energjia elektrike në Skenderaj. 

Në momentin kritik viktima kishte qenë duke punuar. Ai ishte punëtor i KEDS-it.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Jemi të tronditur nga humbja e punëtorit tonë. Bashkëndjejmë me familjen për këtë humbje të madhe”, ka thënë shkurt Buzhala.

Gjithashtu KALLXO.com është në pritje të një konfirmimi edhe nga Policia e rajonit të Mitrovicës.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në menyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi. Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike. Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë. Vdekja e tij tragjike është një goditje e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar Jashari.