Përparim Rama i bindur që Prishtinën do ta bëjë me karakter unik në botë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i bindur që kryeqytetin do ta bëjë me karakter unik në botë, ndërsa situatën e tashme e ka vlerësuar si kaotike.

“Diagnoza e Prishtinës quhet kaos, ndërsa terapia plan i mirëfilltë urbanistik”, ka thënë urbanisti dhe arkitekti më famë botërore, Përparim Rama.

Ai, më tej, ka theksuar se nevojat dhe kërkesat e qytetarëve tanë janë legjitime.

“Qytetarët duan një jetë më cilësore. Me shumë të drejtë e kërkojnë dhe e meritojnë këtë të drejtë. Në programin tonë për të gjithë; me Prishtinën Praktike do t’i zgjidhim problemet praktike; në Prishtinën e pastër fjalën kryesore do ta ketë gjelbërimi; kurse me Prishtinën e përjetimeve, do të shndërrohemi në përjetim pozitiv për turistë e qytetarë të vendit”, ka thënë Rama.