
Pamje nga fillimi i takimit trepalësh në Ohër
Përfundon takimi Kurti- Vuçiq
Pas më shumë se 6 orësh ka përfunduar takimi trelateral në qytetin e Ohrit në Maqedoninë Veriore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili deklaroi se pas pak përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të njoftojë për rezulatatet e takimit.
“Përfundoi takimi i nivelit të lartë të dialogut të lehtësuar në Ohër. JosepBorrell do të ju informojë së shpejti për rezultatin”- shkruan Stano.
Takimi trepalësh në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shefit të diplomacisë evropian Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka filluar rreth orës 15:30.
Gjatë kësaj kohë nuk ka pasur deklarime zyrtare për detaje të takimit as nga ana e Qeverisë së Kosovës, por as edhe nga ana e Serbisë apo zyrtarëve nga Bashkimi Evropian.
Kanë kaluar më shumë se 12 orë prej kur kanë filluar takimet në qytetin e Ohrit në Maqedoninë Veriore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Përpara se të ulen së bashku në tavolinë, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime bilaterale me Borrell dhe Lajçak, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Në mëngjes kryeministri i Kosovës, ka zhvilluar takim me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani.
Pas këtyre takimeve, Kurti ka takuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovachevski presidentin e këtij vendi, Stevo Panderovski.
Përpara se të takonte krerët shtetëror maqedonas, Kurti foli pak para gazetarëve duke thënë se është optimist për takimin e sotëm.
Edhe presidenti serb, Vuçiq ka takuar krerët e shtetit Maqedonas, por nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.