
Ilustrim
Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë
11.5.2020 - 11:19
Një person ka njoftuar policinë se është kapluar nga zjarri një banesë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 pasditen e djeshme.
Sipas ankuesit, banesa ka marrë flakë në rrethana të panjohura. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e zjarrëfikësve dhe të policisë dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Në raportin policor thuhet se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Rasti është duke u hetuar.