Gjykata Themelore e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Për vjedhje të një pije alkoolike që kushtoi 21 euro dënohet me gjobë prej 300 eurosh

Një burrë inicialet e të cilit janë S.O., është dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë me 300 euro gjobë për veprën penale të vjedhjes.

Gjykata gjeti fajtor S.O., pasi që i njëjti dyshohet se datë 19.06.2022, rreth orës 12:28 në Mitrovicë, në rrugën “Mexhit Dragaj”, ka marrë një pije alkoolike në vlerë prej 21.50 euro dhe ka dalë nga marketi pa e paguar atë.

Ngjarjen e kishte parë edhe menaxheri i marketit i cili kishte thënë se më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.;

Gjykata e ka gjetur fajtor S.O., për veprën penale për të cilën është akuzuar dhe e ka dënuar me gjobë prej 300 eurove.

Gjykata, në vendim ka thënë se e vlerëson se në rastin konkret ekzistojnë provat të mjaftueshme të cilat e vërtetojnë fajësinë e të pandehurit se e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet, sipas aktakuzës së prokurorisë.

Gjithashtu gjatë shqyrtimit të rastit janë paraqitur edhe raporti fillestar i incidentit i datës 19.06.2021; Raporti i oficerit i datës 19.06.2021; Deklarata mbi dëmin e të dëmtuarit B.M; Memorandumi zyrtar i datës 05.06.2022; Deklarata e të pandehurit S.O, dhënë në polici, e datës 04.06.2022; Deklarata e të dëmtuarit B.M, dhënë në polici, e datës 19.06.2021; një CD me nr. të rastit 2021-BC-532, si dhe shkresat tjera të lëndës, të cilat janë prova të besueshme mbi bazën e të cilave vërtetohet se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.