COVID-19 - KALLXO

Për 24 orë, gjashtë persona vdiqën nga COVID-19

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit.

Drejtori i IKSPK, Naser Ramadani përmes një konference për media ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit gjashtë qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 ndërsa 103 janë infektuar.

Në shifrat e përgjithshme të të prekurve: Të infektuar 5.472 persona, të shëruar: 2.640 ndërsa të vdekur 124.

Komuna e Prishtinës, Podujevës dhe Ferizajt janë tri komunat më të prekura nga COVID-19 në 24 orët e fundit.