foto: Ilustrim

Pejë, vdes një person pasi e zë traktori

Policia e Kosovës njofton se një person në Rugovë të Pejës ka vdekur derisa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur.

Sipas Policisë, viktima ka vdekur pasi është dërguar në emergjencë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, thuhet në raportin policor.

Rasti që ka ndodhur dje rreth orës 16:00, është duke u hetuar.