Armët dhe municioni i konfiskuar nga i dyshuari - Foto: Policia e Kosovës

Pejë, Policia tek i dyshuari për dhunë familjare gjen arsenal armësh

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se dje nga viktima është njoftuar për për një rast të dhunës në familje.

Njësiti policor i stacionit të Pejës menjëherë i është përgjigjur vendit ngjarjes dhe me të hyrë në një dhomë mbi një tryezë kanë hasur në disa armë dhe municion.

I dyshuari  L. M.,  i lindur më 1974, është arrestuar.

Tek i dyshuari janë hasur dhe konfiskuar: një armë automatike “Tomson” dhe dy karikatorë, një armë artizanale, një pistoletë “Bereta” me një karikator, një pistoletë “Colt” me një karikator, dy karikatorë të  AK-47, një vazhdues tromblonik dhe municion i kalibrave të ndryshëm.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor.