Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pejë, policia gjen armë nën një veturë

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka gjetur një revole në një parking të veturave në qytetin e Pejës.

Rasti është raportuar nga një qytetare sot rreth orës 13:50.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:50 në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ kemi marr një raportim për një valixhe të dyshimtë e vënë në një makinë. Policia ka pasur dyshimet e veta dhe menjëherë ka njoftuar njësitin për deminim. Brenda valixhes është gjetur një revole e cila është konfiskuar nga Policia”, ka thënë Gashi.

Gashi tutje shtoi se rasti është duke u hetuar.