Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Pejë, djali dyshohet se e sulmoi babain e tij

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Suharekë, Pejë, Gjakovë, Rahovec dhe Mitrovicë të Jugut.

Në qytetin e Pejës me 16.06.2024, djali dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babain e tij, i cili ka pësuar lëndime trupore, por që ka refuzuar të marrë tretman mjekësor thekson policia.

Rasti është raportuar në Polici më 18.06.2024 dhe për këtë është njoftuar prokuroria.

Ndërkaq në Rahovec me 18.06.2024 është arrestuar një burrë i dyshuar për dhunë në familje. Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 17.06.2024 në ora 15:07.

Ndërsa në Prishtinë me 18.06.2024 një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj deri sa ka qenë në Qendrën për Punë Sociale për ta takuar fëmijën më babain e saj.

Për këtë është njoftuar prokuroria dhe rasti është iniciuar më procedurë të rregullt.

Rasti tjetër është raportuar në Suharekë për dhunë në familje. Sipas policisë dy vëllezër janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit më vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raportimi tjetër për dhunë në familje vjen nga Mitrovica e Jugut ku një grua ka raportuar së është sulmuar fizikisht dhe gërvishtur më thikë nga burri i saj. Viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i fundit sipas raportit 24-orësh të Policisë ka ndodhur në Gjakovë. Një grua ka raportuar për dhunë psiqike nga burri i saj. Sipas policisë, i dyshuari besohet të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa më vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.