Memli Krasniqi - PDK

PDK tërheq rezolutën e propozuar për dialogun, pas akuzave të Speciales ndaj Thaçit e Veselit

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se në seancën e fundit ku u diskutua për dialogun, ka pasur situatë tjetër politike, para aktakuzës së Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për krime kundër njerëzimit.

Krasniqi tha se PDK-ja e tërheq votimin e propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai kërkoi qasje më gjithëpërfshirëse të Kuvendit për procesin e dialogut me Serbinë.

“E tërheqim nga votimi dhe deiskutimi draft-rezolutën. Besojmë që duhet të ketë një rezoutë tjetër më gjithpërfshriëse. Nuk do të mbështesijn asnjë rezolutë tjetër, karshi ndryshimit të kontekstit politik”, tha ai.

“Tash e dimë që takimi  në Washington është anuluiar. Kemi portencialisht edhe një ndryshim të qasjes dhe një nivel të përfshirjes tjetër sa i përket SHBA-së që do të ndikonte drejtpërdrejt në potencialit e dialogut mes Kosovës dhe Serbis”, shtoi deputeti.

Krasniqi shtoi se një shtet serioz dhe Kuvendi si institucioni më i lartë në vend nuk mund të rrijë anash.

“Ne besojmë që është tepër e domosdoshme të shohim platformën e qeverisë dhe të diskutojmë për mundësinë për të ecur përpara. Nëse dëshirojmë sukese në pajtim me Kushtetutën dhe rezoluta është e domosdshme të kemi kohezion politik sa më të gjerë që është e mundshme. Në potencialin e përfshirjes më të gjërë të mbikëqyrjes. Një rezolutë që do të trajtojë jo vetëm aspektin teknik, por deri të vijat e kuqe që nuk mund të shkelen në këtë proces”, tha ai.