Foto: Facebook / Komuna e Drenasit

PDK prin me numrin e kuvendarëve komunal në Drenas

Dy kandidatët për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin do të përballen me një raund të dytë.

Mirëpo sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në komunën e Drenasit, PDK-ja përveç me përqindje më të madhe për kandidatin e tyre, numërojnë edhe më shumë kandidat për asamblenë komunale me 44.94% për qind ose 8,747 vota.

Të dytë radhiten Demokratët për Drenasin që kanë fituar 4,813 vota ose 24.73%.

Duke iu referuar të dhënave të KQZ-së, Ramiz Lladrovci ka grumbulluar 45,62%, ndërsa Driton Ajazi 30,74% nga totali i votave të hedhura në kutitë e votimit me 17 tetor.

I treti është renditur Fejzi Kiqina nga LVV me 16,91 %. Ndërsa në radhë janë Xhavit Drenori nga Iniciativa Green për Drenasin me 4,04 %, Arta Ahmeti-Xhylani nga AAK ka 1,75% dhe Anduena Gllareva nga LDK ka 0,94%.

Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare për Kuvendin Komunal të Drenasit.