Pasuria e drejtorit të Shërbimit Korrektues

Me të dalë në pension ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, konkursi për të marrë postin e tij nën mbikëqyrjen e zyrës britanike në Kosovë, rangoi të parin në listë Drejtorin e Policisë së Rajonit të Mitrovicës Nehat Thaçi.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Thaçi ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 406 mijë eurove.

Në këtë pasuri hyn një banesë e cila është në emër të Thaçit, një shtëpi, dy toka bujqësore, dy troje, një banesë tjetër, të cilat i ka deklaruar si të përbashkëta.

Thaçi në pasuri të luajtshme ka një veturë të tij e cila kap vlerën 28 mijë euro dhe një veturë tjetër të bashkëshortes së tij e cila kushton 8 mijë euro.

Të hyrat vjetore të drejtorit të ri të burgjeve të Kosovës, kapin shifrën e rreth 22 mijë eurove së bashku me bashkëshorten.