Pas raportimit të KALLXO.com, Policia bastisë një lokal që dyshohet për baste ilegale

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në një lokal ku pretendohet se zhvillohen baste ilegale në Mitrovicë.

Kallxo.com gjatë ditës ka dërguar në polici filmimet nga brenda lokalit ku luheshin bastet.

Lokali ndodhej shumë afër stacionit të policisë.

Disa minuta pas dërgimit të pamjeve policia ka nisur bastisjen.

Rasti është në zhvillim dhe KALLXO.com është duke e përcjellë nga afër, për t’ju njoftuar me kohë për gjithë atë që ndodh.