Parashikimi i motit, vranët dhe shi

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me re dhe më i ftohtë, ndërsa reshjet do të pushojnë pasdite dhe mbrëmje.

Temperatura më e ulët do të jetë 6 deri në 10 gradë, dhe më e larta ditore do të jenë 8 në veri dhe perëndim, deri në 14 gradë në juglindje.

Të enjten do të jetë mot me diell në veri dhe perëndim, dhe pjesërisht me re në lindje dhe juglindje në mëngjes, pjesërisht me re me reshje të lehta shiu.

Nga e premtja deri në fund të javës do të jetë kryesisht me vranësira dhe herë pas here me shi. Do të ketë reshje të borës në malet e larta.