Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

“Reshjet do të jenë më të theksuar kryesisht tri ditët e para të javës, ndërsa tutje mot i qetë dhe me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe verilindja me shpejtësi deri 17m/s, ndërsa në pjesën e Dukagjinit kryesisht në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e  erës mund të arrijë mbi 24m/s”, ka njoftuar IHMK.

Sa i përket kushteve biometeorologjike me theks të veçantë cilësisë së ajrit, pritet të jetë e mirë, falë kushteve të favorshme meteorologjike./21Media