Pamje të trishta të ndërtesave, tre muaj pas tërmetit

Fundi i muajit shkurt po i gjen të shkatërruara ndërtesat që kanë mbetur në këmbë në Durrës të Shqipërisë.

Më 26 nëntor të vitit të kaluar një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë.

Fuqia e tij ishte 6.4 shkallë të rihterit dhe la të vdekur rreth 50 persona.

Tash, kur kanë kaluar gati tre muaj që prej kur ndodhi tërmeti në Shqipëri, ndërtesat e prekura nga dridhjet vazhdojnë të mbesin të pa rinovuara.

Menjëherë pas tërmetit, Shqipëria pranoi ndihmë nga Kosova e shumë shtete tjera, por ndërtimet atje nuk duket se kanë filluar ende, të paktën në disa prej ndërtesave në qytetin bregdetar.

KALLXO.com iu sjell fotogalerinë nga qyteti i Durrësit ku shihen ndërtesat e çara dhe të rrënuara.