Pamje nga trajnimet e ushtarëve të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se kanë realizuar ushtrimin fushor “Phoenix Alfa”.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga FSK-ja thuhet se qëllim i këtij ushtrimi është përgatitja e trupave të këmbësorisë për të përmbushur misionin e tyre ligjor dhe kushtetues.

“Regjimenti i dytë i Këmbësorisë, Kompania 2A dhe Kompania 2 Mbështetëse kanë realizuar UF ‘Phoenix Alfa’, ushtrim më të cilin përfundon tre mujori i parë i vitit 2022, këto kompani janë në fazën e përgatitjes për paravalidimit”, thuhet në njoftim.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj e ka parë nga afër realizimin e këtij ushtrimi. Mehaj përcolli intervenimet dhe vend incidentet e improvizuara të cilat ishin të përgatitura me plane e skenarë të detajuara.

“Ministri Mehaj u nda i kënaqur me planifikimin dhe realizimin e këtij Ushtrimi Fushorë dhe e vlerësoi lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në ushtrim”, thuhet në komunikatë.