Pacolli: LDK ka në listë njerëz ta pakorruptuar

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në Rahovec ka ripërsëritur se Kosova nuk ka nevojë të ndërrojë Qeverinë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas tij, lista e LDK-së për deputetë ka njerëzit më të mirë.

“Lista e LDK ka kandidatëve më të mirë në Kosovë, njerëz të pa korruptuar, njerëz të denjë që dinë të punojnë, e duan qytetarin dhe e duan punën”, tha Pacolli në tubimin zgjedhor bashkë me LDK-në.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për ecje përpara dhe jo vakum shtetëror.