Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Osmani sot nis konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot nga ora 13:00 do të nisë takimet me përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina ka thënë për KALLXO.com se konsultimet sot do të mbahen me të gjitha subjektet politike, duke filluar me Lëvizjen Vetëvendosje, për të përfunduar me ato të komuniteteve jo-shumicë. Në këto takime mediat nuk do të kenë qasje.

Pra takimet do të mbahen sipas madhësisë së subjekteve politike.

Në kuadër të kësaj agjende, presidentja Osmani do të takohet me përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ora 17:00.

Zgjedhjet e rregullta lokale në Kosovë pritet të mbahen këtë vjeshtë.