Osmani: Populli i Kosovës dhe Srebrenicës bashkëndjejnë për shkak të historisë së përbashkët

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak.

Takimi i Osmanit ishte në nderë të 25 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, të kryer nga regjimi serb.

Osmani gjatë takimit ka thënë se populli Kosovës dhe aj i Srebrenicës bashkë ndjejnë mes vete për shkak të historisë së përbashkët që kanë.

“Kërkesa për drejtësi për Srebrenicën është e obligim i joni i shtet fqinj me Bosnje e Hercegovinën. Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët, por edhe për të gjithë njerëzit që mendojnë racionalisht”, ka thënë Osmani.

Tutje ajo ka shtuar se i gjithë rajoni nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka drejtësi për viktimat.

Ndërkaq përfaqësuesi i komunitetit boshnjak, deputeti Rasim Demiri ka vlerësuar mbështetjen e kryetares Osmani ndaj këtij komuniteti.

Të dy palët u dakorduan që përkundër situatës jo të favorshme politike, miqësia ndërmjet të dy shteteve duhet të kultivohet.​