Vjosa Osmani

Vjosa Osmani - Foto Jetmir Hoxha/Kallxo.com

Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë homologut të saj kroat, Zoran Milanoviq, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci.

Sipas njoftimit, fokus i diskutimeve mes tyre do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani do të ketë vizitë edhe në Komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë.