Salla e dasmave, ilustrim

Organizon aheng në kohë pandemie, i iniciohet rasti në Polici

Një burri i cili dyshohet se ka organizuar aheng familjar në Prishtinë, i është inicuar rasti në Polici.

Sipas Policisë, i dyshuari dje ka grumbulluar një numër të madh njerëzish duke shkelur masat e vendosura nga Qeveria.

Rasti  është zhvilluar me procedurë të rregullt.

Dasmat janë ndaluar me vendim të Qeverisë për shkak të numrit të madh të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19.