Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit (VIDEO)

Pak pas orës 11:00 ka filluar seanca solemne e Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Seanca nisi me fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas Osmanit, fjalën e mori kryeministri Albin Kurti.

Derisa ai ishte në foltoren e Kuvendit të Kosovës duke folur për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në 14 vjet shtetësi, deputetët e opozitës filluan të bënin zhurmë dhe më pas lëshuan sallën.

“Ju lutem, të sillemi më me dinjitet, është Dita e Pavarësisë”, dëgjohej kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, derisa iu bënte thirrje për qetësi, deputetëve.

“Në këtë vit të 14-të të pavarësisë sonë le të zotohemi se në veprimet tona do të udhëhiqemi nga amaneti i dëshmorëve dhe nga ëndrrat e fëmijëve”, vazhdonte fjalimin Kurti në foltore, derisa deputetët e opozitë po largoheshin një nga një

Të pranishëm në seancë ishin ish-presidentët Atifete Jahjaga dhe Fatmir Sejdiu, ambasadorë dhe përfaqësues të korit diplomatikë, deputetë të 2 korrikut dhe mysafirë të tjerë.