Foto: KALLXO.com, Gastronomia. Ilustrim

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit: Prej të mërkurës zgjatet orari i gastronomisë deri në ora 01:00

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka njoftuar se pas një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë janë pajtuar që të zgjatet orari i gastronomisë deri në ora 01:00 pas mesnate.

“ODA E HOTELIERISË DHE TURIZMIT TË KOSOVËS i njofton të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, clubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër që pas shumë konsultimeve dhe takimeve me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, sot Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. dr. Hysen Sogojeva dhe drejtori i departamentit të estradës z. Afrim Muqiqi bashkë me të gjitha departamentet e tjera të OHT-së, na njoftuan se në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia kanë ardhë në përfundim të një vendimi të ri”, thuhet në njoftim të tyre.

Ata po ashtu kanë dhënë detaje se numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 persona, ndërsa vendimi thuhet se pritet të hyjë në fuqi të mërkurën më 14 korrik.

“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falenderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve”, thuhet më tej.