Oda e Farmacisteve të Kosovës: Barnatoret vazhdojnë punën

Sonte, Komuna e Prishtinës ka hy në karantinë pasi rezultuan 20 raste me COVID-19.

Kështu, hyrje-daljet nga nesër do të bllokohen në kryeqytetin kosovar.

Por, barnatoret në qytet do të punojnë, ka njoftuar Oda e Farmacisteve të Kosovës.

“Shërbimet farmaceutike vazhdojnë punën! Me paraqitjen e rasteve në numër të shtuar në Prishtinë, dhe vendimin për karantinimin e Prishtinës, menjëherë nesër do të mobilizohemi së bashku me organet kompetente, Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Komunën e Prishtinës që të sigurojmë qytetarët se shërbimet shëndetësore ne barnatore nuk do të cenohen”, thuhet në njoftim.

“Do të marrim të gjitha masat e domosdoshme për të ofruar vazhdimësi të shërbimeve shëndetësore edhe në barnatore”, thuhet në fund të njoftimit.