Foto: Komunae Obiliqt/Facebook

Obiliq, rritet numri i bursave për studentë e nxënës

Rreth 200 studentë dhe nxënës do të jenë përfitues të bursave nga Komuna e Obiliqit.

Sot është nënshkruar kontrata për studentët dhe nxënësit përfitues të bursave nga kryetari i Komunës, Xhafer Gashi dhe drejtori i DKA-së, Agim Spahiu.

Gashi ka thënë se me ligjin për Obiliqin është krijuar mundësia që të ndahet një numër më i madh i bursave se në vitet e mëparshme.

“Vetëm në këtë vit janë ndarë 124 bursa për studentet e nivelit bachelor, 1 përfitues për studimet master dhe jemi në proces të ndarjes së bursës për studimet post-diplomatike, po ashtu 58 nxënes përfitues nga shkollat e mesme dhe 380 nxënes janë përfitues të kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit ku 15 prej tyre janë nxënes me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Gashi sipas një njoftimi të Komunës.

Si çdo vit, edhe kësaj radhe është ndarë çmimi “Adem Preniqi“, i cili iu nda studentit Fisnik Krasniqi.