Foto: Ilustrim

Obiliq, rrahje mes 3 personash

Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje që ka ndodhur mes tyre në Obiliq të premten rreth orës 22:00.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshjeje, tre të  dyshuarit janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po trajtohet si kanosje dhe lëndim trupor.