Ilustrim

Obiliq, plagosje aksidentale me pushkë ajrore

 

 

Policia raporton se dje gjatë orës 14:00, një burrë në Obiliq gjatë përdorimit të një pushke ajrore, aksidentalisht ka plagosur një person në dorë me plumb qorr.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Me vendim të prokurorit, arma është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.