foto: Ilustrim

Obiliq, 4 të arrestuar gjatë orës policore

4 persona janë arrestuar në Obiliq mbrëmë, pasi që nuk kanë zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me oraret e qarkullimit, si masë parandaluese për COVID-19.

Sipas policisë, dy nga të arrestuarit janë nga fshati Mazgit dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, dy personat e tjerë janë arrestuar në fshatin Milloshevë dhe po ashtu me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas vendimit të Qeverisë nga ora 17:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit rrugët janë të bllokuar për qytetarët dhe automjetet.

Ky vendim i Qeverisë është marrë si masë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse virusit COVID-19.

Në Kosovë, që nga data 13 mars e deri më sot janë konfirmuar 135 raste me coronavirus. Nga këta persona 16 janë shëruar ndërsa është shënuar edhe një viktimë.