Nxirret një tjetër trup i pajetë në Thumanë, shkon në 4 numri i viktimave

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e pallatit të rrëzuar në Thumanë, pas tërmetit që ka ndodhur sot në Shqipëri.

Sipas Top Channel, bëhet fjalë për trupin e një gruaje, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur.

Kjo është viktima e dytë që regjistrohet në të njëjtin pallat të shembur në Thumanë. Dy viktimat e tjera janë në Durrës dhe Kurbin.

Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht jan^ në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.

Një tërmet i fuqishëm shkundi Shqipërinë sot, ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 8 viktima.

Ky tërmet ka prekur qytetin e Durrësit, Thumanën dhe Kurbinin.