Nuk respektoi masat anti-Covid, arrestohet i kërkuari nga drejtësia

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj ka arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.G (M/K), i moshës 35 vjeç, pasi i njëjti nuk kishte respektuar vendimin qeveritar për mbajtjen e maskës.

I njëjti sipas policisë është gjobitur me 35 eurove për mos respektim të rregullave anti-Covid-19.

Policia ka bërë të ditur se pas verifikimit të B.G, ka rezultuar se ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale: ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej  gjashtë (6) muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, krahas gjobës së shqiptuar, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, sipas urdhëresës së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës, thuhet në njoftimin e policisë.