Foto: MPJ

Njohjet e Kosovës, a po lobon edhe Agnesa Vuthaj?

Ditë më parë, përmes Facebook-ut, modelja dhe ish-miss Kosova, Agnesa Vuthaj, tha se është duke punuar për ta siguruar një njohje për shtetësinë e Kosovës nga Nigeria.

Madje, sipas saj, punën të cilën nuk po e bën diplomacia kosovare do ta bëj vetë ajo.

Më vonë, Agnesa Vuthaj e fshiu postimin nga profili i saj në Facebook.

Por, Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet pacolli,  ka thënë se njohjet për Kosovën duhet të bëhen në nivel zyrtar.

“A e ka siguruar ajo njohjen apo Bedriu, shiko, gjërat bëhen në nivel zyrtar. Unë kam thënë se angazhimi i secilit qytetar në këtë drejtim është i mirëseardhur vetëm se është mirë me u koordinu”, ka thënë shefi i kabineti të Behgjet Pacolli.

“Secili person që ka mundësi me kontribuar për vendin e vet, është i mirëseardhur dhe në këtë rast z. Emini ka kërkuar dhe i kemi ofruar”, ka deklaruar ai në Jeta në Kosovë.

Emisioni Jeta në Kosovë ka trajtuar temën për diplomacinë kosovare javën e kaluar.

Bedri Emini, një person nga Llapushniku i Drenasit që merret me ndërtime po pretendon se u premtuan dhe u paguan njohjet për shtetësinë e Kosovës dhe anëtarësim në INTERPOL nga Behgjet Pacolli, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës

Ai thotë se lobimet i bëri por nuk iu përmbushen premtimet nga Pacolli për shpenzimet që bëri.

Bedri Emini është vëllai i Elmi Thaçit, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit, nga partia Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit. Mbiemrin nga Thaçi në Emini, ai thotë se bëri më vonë për çështje personale.

Ndiqeni të plotë KËTU emisioin e javës së kaluar.

Më poshtë gjeni të plotë emisionin e fundit