Diplomimi i pjesëtarëve të rinj të NJSO-së. Foto: Policia e Kosovës

Njësisë Speciale Operative i shtohen 36 pjesëtarë

Pas një trajnimi për 16 javë, Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës i janë shtuar edhe 36 zyrtarë.

Sot në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë u mbajt ceremonia e diplomimit të këtyre 36 zyrtarëve.

Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, Avery –Riffe nga ICITAP – Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Speciale të PK-së.

Sipas këtij njoftimi, folësit në ceremoni uruan pjesëtarët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.

“Gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri- tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftim.