Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Një person gjendet i vdekur në oborrin e tij në Kaçanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Kaçanik.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:05.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera se nga kush është gjetur viktima i vdekur, por ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjeksisë Ligjore për obduksion.

Rasti nga ana e policisë po cilësohet si hetim i vdekjes.