Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Një person dyshohet se ka therë vetën me thikë në Prishtinë

Një person dyshohet se ka mbetur i lënduar si pasoj e therjes me thikë që ia ka bërë vetvetes sot në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Hoxha ka thënë se sipas informacioneve fillestare dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë, thikë.

“Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Tutje ai ka njoftuar se policia është duke kryer hetimet relevante lidhur me rastin.