Prapa grilave - Ilustrim

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj gruas së tij

Gjykata e Ferizajt ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muajsh të pandehurit M. P., i cili dyshohet për dhunë në familje.

M. P. dyshohet se më 23 maj pas një fjalosje me gruan e tij A. M., në banesën e tyre në Ferizaj, ai ia kap dy duart dhe e ka goditur në fytyrë, në syrin e majtë, me ç’ rast e dëmtuara ka pësuar lëndime trupore, për të cilat lëndime, sipas njoftimit, posedon raport mjekësor nga QKMF-Ferizaj.

Gjykata me rastin e vendosjes pati parasysh faktin dhe pretendimin e të pandehurit dhe mbrojtësit të tij, duke kërkuar arrest shtëpiak, por gjykata ka vlerësuar se aplikimi i masave më të buta (arrestit shtëpiak), por edhe i masave tjera, nuk është i mjaftueshëm për të pamundësuar që i pandehuri të mos kryej vepra penale të tilla apo të ngjashme.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së.