COVID-19, LAJM I FUNDIT

Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 është shënuar vetëm një rast i vdekjes.

Ndërkaq, në këtë kohë, janë shënuar 119 raste të reja me COVID-19

Numri total i rasteve pozitive është 13 mijë e 100 raste nga 49 mijë e 757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.