COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza
Një i vdekur dhe 930 raste të reja me COVID-19
06.8.2022 - 13:03
Një i vdekur dhe 930 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rastet e reja janë evidentuar pas 2,779 testimeve që janë realizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,479 persona.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 65 persona.
Në total, numri i dozave të administruara të vaksinave ka shkuar në 1,834,652.